22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Ilir Meta në dosjet e sigurimit të Shtetit/ Petrit Vasili: “Mbështeten vetëm palaçollëqe antiligjore, një zero e madhe dhe një turp i madh

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka theksuar edhe njëherë se nuk ka asnjë çështje për përfshirjen e Ilir Metës në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Vasili tha se kjo çështje bëhet për të fshehur hajdutërinë në dogana dhe tatime.

Sipas Vasilit, Rama kërkon të lehtësojë ankthet e tij.

“Mbështeten vetëm palaçollëqe antiligjore. Ku dhunohet ligji dhe kur luftohet për të manipuluar e shpifur në të gjithë drejtimet. Është një zero e madhe dhe një turp i madh.S’ka pasur asnjë informacion Kuvendi i Shqipërisë.Ka pasur vetëm fjalë të përgjithshme për të hequr ankthin e tmerrshëm nga qindra mijëra fletë që ndodhen në SPAK, për të lehtësuar ankthet e Edi Ramës. Bëhet falë për zero çështje. Përsa i përket ligjit për autoritetin e dosjes, e ka propozuar pikë për pikë, nga PS. Është votuar gjerësisht nga mazhoranca me votat e LSI-së.

Ky ligj që është siç e kanë këkuar, është në fuqi dhe ka zero shqetësim për dosjet. Të shqetësuar duhet të jenë ata që janë në gjirin e PS-së. Ato shpifje që kanë lidhje me kryetarin e Partisë së LIrisë, janë të shpifura. Një autoritet dosjesh që kriminalizon, shpif dhe manipulon vetëm për t’i bërë shërbim sekondave politike të mazhorancës.

Ka të bëjë me hajdutërinë më të madhe të inceneratorëve, në doganat e Shqipërisë, badërdinë që bëhet në tatimet e Shqipërisë, badërdinë që nuk kursen të moshuarit në azile. Kështu që të gjitha përrallat me bashkëpunëtorë imagjinarë, kanë vetëm një përgjigje.

Autoriteti i dosjeve, me zero fakte, zero dokumente e shkresa, dhe përgjegjësia e rëndë ligjore që bie në Parlamentin e Shqipërisë. Në të dyja këto pista do të marrin ndëshkimin e merituar. Kur manipulon dhe shkel ligjin, dhe më pas bën sikur do të bësh ligj.

Kjo po bëhet shumë trash. Shteti është shkatërruar, rrëmbyer. Nuk ka më shtet dhe qeverisje. Të gjithë janë të detyruar të jenë në këmbë. Të gjithë pa përjashtim, janë të rrezikuar. Për fat të irë, i gjithë populli në këmbë e dinë se kush janë. Hajdutët votuan disa hajdutë të tjerë në vendet e qeverisë” – tha Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...