Kërkesa e opozitës për debat në Kuvend u rrëzua, përfaqësuesi ligjor i PD: “Rama dhe vartësit e tij iu shmangën përgjegjësive! demokracia në pikëpyetje”
Përfaqësuesi ligjor në PD, Marash Logu ka reaguar pas seancës së sotme të zhvilluar në Kuvend, ku u rrëzua kërkesa e opozitës për debat.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Logu thekson se kryeministri Edi Rama dhe vartësit e tij vendosën sot të mos lejojnë zhvillimin e debatit dhe kjo sipas u bë për t’ju shmangur përgjëegjësisë dhe llogaridhënies.
Statusi:
Me vendimin nr. 6, datë 18.01.2002, Gjykata Kushtetuese — autoriteti i vetëm kompetent për interpretimin e Kushtetutës — ka sanksionuar se Kuvendi ka të drejtën dhe detyrimin t’ia nënshtrojë debatit parlamentar dekretet e Presidentit për emërim/shkarkim ministrash (foto). Edi Rama dhe vartësit e tij, në shkelje të nenit 98, pika 2 të Kushtetutës dhe nenit 110, pika 4 të Rregullores së Kuvendit, vendosën sot të mos lejojnë zhvillimin e debatit, për t’iu shmangur pëgjegjësisë dhe llogaridhënies. Shteti i së drejtës dhe demokracia në pikëpyetje!
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë.
Sipas informacioneve paraprake,...
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Përmes...