23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Ilir Proda zgjidhet president i SEPCA-s, angazhim maksimal për luftën kundër krimit në rajon

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është zgjedhur president i Shoqatës së Shefave të Policisë të Evropës Juglindore (SEPCA). Ai do të mbajë këtë post deri në dhjetor të vitit 2025, duke drejtuar bashkëpunimin rajonal për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë.

Në fjalën e tij, Proda shprehu angazhimin e tij dhe të Policisë Shqiptare për të përforcuar bashkëpunimin operacional ndërmjet vendeve të rajonit, duke theksuar:

“Ne jemi punonjës policie dhe kemi një mision: luftë pa kompromis krimit për të garantuar sigurinë e qytetarëve të vendeve tona.”

Ai vlerësoi mbështetjen e agjencive ndërkombëtare, përfshirë Interpolin dhe Europolin, duke e cilësuar si një nxitje për përmirësimin e vazhdueshëm të punës policore.

Çështjet kryesore të diskutuara në Asamblenë e Përgjithshme të SEPCA-s:

Ju siguroj për angazhimin tim maksimal në krye të SEPCA-s dhe të Policisë së Shtetit Shqiptar për të punuar bashkërisht duke thelluar më shumë bashkëpunimin e deritanishëm. Ne jemi punonjës policie dhe kemi një mision: luftë pa kompromis krimit për të garantuar sigurinë e qytetarëve të vendeve tona. Te Policia e Shtetit Shqiptar do të gjeni angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe besueshmëri për të zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkëta. Pjesëmarrja e presidentit të Interpolit dhe përfaqësuesve të tjerë të agjencive ligjzbatuese është tregues i mbështetjes dhe besimit që ata kanë te puna jonë, dhe kjo na obligon për të ecur përpara, duke korrigjuar ato që s’kemi bërë mirë dhe duke ndërmarrë hapat e duhur për të parandaluar e goditur krimet globale që kërcënojnë mbarë botën, me qëllim që të mundësojmë sundimin e ligjit dhe krijimin e një ambienti sa më të pasigurt për ata që shkelin ligjin.

Në Asamblenë e Përgjithshme, e cila u mbajt në Beograd, morën pjesë Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së vendeve anëtare të SEPCA-s, Koordinatorët Kombëtarë, si dhe personalitete të rëndësishme ndërkombëtare, si:

•Presidenti i Interpolit, Dr. Ahmed Naser Al Raisi.
•Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dačić.
•Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si OSBE, Europol, Cepol, dhe ambasada e SHBA-së në Beograd.

Ilir Proda, gjatë takimeve me homologët dhe përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese, riafirmoi përkushtimin e tij për të forcuar bashkëpunimin dhe për të zhvilluar operacione të përbashkëta që synojnë krijimin e një ambienti më të sigurt dhe mbrojtjen e ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me...

‘P*çkë dhia, ishte stratege ajo’ – Ola ‘shpërthen’ me ironi ndaj Mozës pas postimit...

0
Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP 3”, një postim i fundit i Olës...

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...

“Pse biem gjithmonë në të njëjtën grackë?” Studimi zbulon arsyen pse zgjedhim partnerë të...

0
Shumë njerëz betohen pas një ndarjeje se nuk do të përsërisin më të njëjtat gabime, por përfundojnë sërish në marrëdhënie që ngjajnë çuditërisht me...

“Nuk është turp të humbasësh 7-1 ndaj Gjermanisë”, Advocaat pas debutimit historik të Curaçaos...

0
Trajneri i Curaçaos, Dick Advocaat, ka komentuar me realizëm humbjen e thellë 7-1 ndaj Germany në ndeshjen debutuese të ekipit të tij në 2026...