27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Iliri flet për raportin me Sabianin: “Kur fillon abuzohet me miqësinë, nuk është më miqësi”

Në një intervistë për emisionin “ABC-ja e pasdites”, Ilir Shaqiri u pyet edhe një herë për marrëdhënien e tij me Sabianin. Pas daljes nga BBVIP, u përfol për një krisje të miqësisë së fortë të krijuar brenda shtëpisë, ndërsa tani duket se mes të dyve nuk ka më asnjë lloj raporti.

“Me Sabin nuk kemi raport. Secili ka jetën e vetë… ndoshta kjo edhe sa u përket gjërave që u thanë dhe që u bënë. Nuk kemi komunikim,” -sqaroi Iliri.

Më tej ai shtoi se ka një lloj keqardhjeje për mënyrën si rrodhën gjërat.

“Ka një çudi, ka dhe një lloj keqardhjeje, nuk mund ta mohoj, sepse si unë, si Sabi i besuam diçka njëri-tjetrit dhe ajo diçka aty brenda mori një vlerë shumë të madhe. Për këtë ka më shumë keqardhje, sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë, me shumë vlera, sepse realisht mendoj që nuk ka gjë më të bukur se miqësia. Por ama kur fillon abuzohet me miqësinë, kjo pastaj nuk është më miqësi.

I pyetur nga moderatori Ermal Peçi nëse Sabianin e ka zëvendësuar me Ermal Mamaqin, me të cilin është edhe në juri në Dance Albania, Iliri u përgjigj:

“Nuk ka punë zëvendësimesh në një miqësi. Mendoj se kanë vlera si miqësitë e vjetra, edhe ato të reja. Kështu që çdo njeri dhe çdo mik në zemrën e dikujt, ka vendin që i përket. Me Ermalin njihem që në vitin 2010, kur bashkë me Amin prezantonin Dancing With The Stars. Që atëherë është krijuar një lloj miqësie që koha tregoi se ka baza. Jo të gjitha miqësitë u mbijetojnë furtunave.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...