13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Importi i mishit në Shqipëri: Furnizuesit kryesorë dhe tendencat

Mishi dhe nënproduktet e tij janë ndër produktet bazë të shportës së konsumatorit në Shqipëri. Meqenëse vendi nuk arrin të mbulojë nevojën e tij të brendshme, një pjesë e konsiderueshme e këtij produkti importohet.

Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, importi i mishit në Shqipëri ka treguar një rritje të vazhdueshme mujore. Në qershor të vitit aktual, Shqipëria ka importuar kafshë të gjalla kryesisht nga Greqia, Turqia, Argjentina, Hungaria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Konkretisht, vlera e importit të kafshëve të gjalla ishte:
– Greqia: 105 milionë lekë
– Turqia: 112 milionë lekë
– Kosova: 192 milionë lekë
– Maqedonia e Veriut: 2.8 milionë lekë

Furnizuesit Kryesorë Ndërkombëtarë

Argjentina dhe Brazili, si prodhuesit më të mëdhenj botërorë të mishit, janë gjithashtu furnizues të rëndësishëm për tregun shqiptar. Sipas analizës së “Scan Intel” për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, importi i kafshëve të gjalla nga këto dy vende ka qenë i rëndësishëm:
– Në qershor 2024, Shqipëria importoi 2.1 milionë lekë kafshë të gjalla nga Argjentina dhe 268.4 milionë lekë nga Brazili.
– Gjatë periudhës janar – qershor 2024, importi nga Brazili arriti në 1.4 miliardë lekë, ndërsa nga Argjentina ishte vetëm 4.6 milionë lekë. Kjo vlerë e ulët shpjegohet nga fakti se importet nga Argjentina janë realizuar vetëm në muajt mars, prill dhe qershor.

Furnizuesit Rajonalë dhe Evropianë

Përveç Argjentinës dhe Brazilit, Shqipëria ka marrëdhënie të forta tregtare edhe me vende të tjera:
– Greqia: 845 milionë lekë në gjashtë muajt e parë të vitit
– Hungaria: 876 milionë lekë
– Turqia: 390 milionë lekë
– Kosova: 108 milion

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...