35.6 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Incident në plazhin e Vlorës – Gratë zihen me grushte në mes të detit, videoja shpërthen në rrjet!

Një skenë e pazakontë dhe tronditëse është regjistruar këtë të martë në një nga plazhet më të frekuentuara të Vlorës, ku pushuesit janë bërë dëshmitarë të një sherri të ashpër në mes të detit, i cili ka përfunduar në dhunë fizike mes disa grave.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, shihet momenti kur një grua i afrohet një burri që ndodhej në det dhe e godet me forcë, ndërkohë që ishte në praninë e bashkëshortes së tij. Pa humbur kohë, gruaja që ishte me burrin reagoi menjëherë duke i kundërpërgjigjur fizikisht agresores. Përleshja mes të dyjave ndodh pikërisht në ujë, në mes të pushuesve të tjerë, duke krijuar kaos dhe panik të menjëhershëm.

Reagimi i pushuesve

Të pranishmit, të tronditur nga situata, tentuan të ndërhyjnë dhe të ndanin gratë, ndërkohë që të tjerë kanë filmuar gjithçka me telefonat e tyre. Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta, ironi, por edhe shqetësim për mungesën e sigurisë në ambientet publike.

“Edhe në det nuk po kemi qetësi më…” – shkruan një përdorues në Instagram.
“Vlorë e vitit 2025 – ‘betejat’ zhvillohen edhe në thellësi!” – ironizon një tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...