35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Indeksi i Bazelit: Rritet rreziku i pastrimit të parave në Shqipëri për vitin 2021

Rreziku për pastrim parash në vendin tonë është rritur në vitin 2021. Indeksi i Bazelit i publikuar këto ditë tregon se mes 110 vendeve Shqipëria renditet e 72-ta me një nivel pikësh prej 5.72. Rreziku rezulton se është rritur teksa një vit më parë ishte e 44-ta me një nivel pikësh prej 5.69.

Në një publikim më të zgjeruar të po këtij Indeksi por këtë herë në analizë merren 203 shtete (juridiksione), për profilin të Shqipërisë nënvizohet se pikëzimi më negativ që nxjerr rezultanten finale është regjistruar tek transparenca financiare. Ndërkohë që korrupsioni dhe ryshfeti cilësohen të dytët me një pikëzim prej 6.03. Kuadri ligjor që lidhet me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit vlerësohet me 5.84 pikë dhe më pas vjen rreziku politik dhe fiskal me 5.41. Transparenca Publike është e vetmja që ka shënuar një renditje më të mirë në pikë me 3.25.

Indeksi i Bazelit sjell në vëmendje se Shqipëria bën pjesë në vendet që janë në listën gri të FAFT (Task Forcës për Veprim Financiar). Nga ana tjetër nëse marrim renditjen rajonale ku bën pjesë Shqipëria që është Europa dhe Azia Qendrore renditemi të 49 në raport me 52 shtete në total çka në bën ndër më të rrezikshmit për pastrimin e parave.

Në raport me rajonin Mali i Zi ka 4.57 pikë, Kosova me 4.56, Maqedonia e Veriut 5.23, Serbia 5.27 Sllovenia 3.75.

Në vendin parë në botë sa i takon rrezikut më të ulët renditet Estonia, pas saj Andora dhe Finlanda.

Ndërkohë tek vendet e fundit renditen Korja e Veriut, Eritrea dhe Sudani për shkak se nuk ka të dhëna të plota për to ndërkohë që më pas vjen Irani Somalia, Haiti, Afganistani, Kongo, Mauritania, Myanmar apo Mozambiku.

Indeksi i Bazelit është në të njëjtën linjë me situatën e përgjithshme të përshkruar më herët edhe nga organizma ndërkombëtare si Moneyval apo FAFT të cilët në rishikimin e fundit vlerësuan se Shqipëria edhe pse kishte bërë disa rregullime nuk kishte arritur të përmbushte plotësisht detyrat e ngarkuara.

Indeksi i Kundër Pastrimit të Parave i Bazelit është një renditje e pavarur dhe mjet vlerësimi mbi rrezikun e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. I prodhuar nga Instituti i Bazelit për Qeverisje që nga viti 2012 mundëson vlerësime holistike mbi rrezikun e pastrimit të parave bazuar nga të dhënat që merren nga 17 burime publike të tilla si Task Forca për Veprim Financiar, Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror.

Në shkurt të vitit 2020, Shqipëria u fut sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Vlerësim u dha në atë kohë nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mungesa strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar./Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...