26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Meta kërkoi informacion për ministrat e qeverisë/ SPAK i përgjigjet: “Asnjë prej emrave nuk është person nën hetim”

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta, pas kërkesës që ky i fundit bëri, ku kërkoi informacion për ministrat e qeverisë së re.

Kërkesa në fjalë bëhej për të evidentuar nëse ndonjë prej këtyre zyrtarëve janë duke u hetuar apo jo nga Prokuroria.

Në përgjigjen e saj, prokuroria e posaçme thotë se asnjë prej ministrave nuk rezulton të jetë nën hetim.

“Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme,” -thuhet në përgjigjen e SPAK.

Dy ditë më parë, Presidenti Meta iu drejtua me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut, ku kërkohej t’i vihej në dispozicion për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Organi i Akuzës iu përgjigj dje kërkesës së Kreut të Shtetit, duke i thënë se asnjë emër i propozuar nga Rama për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar nuk rezulton të jetë proceduar penalisht.

“Bazuar në nenin 92 pika h të Kushtetutës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkon të informohet nëse dispononi të dhëna, apo informacione mbi emrat e kandidatëve të propozuar, lidhur me proceset hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi për t’u iniciuar, për secilin prej tyre”, thuhet në shkresën e sekretares së Përgjithshme të Presidencës.

Kujtojmë se një ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje kreut të shtetit në lidhje me të njëjtën kërkesë. Sipas organit të akuzës, asnjë prej kandidatëve për ministra nuk është person nën hetim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...