24.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

INSTAT publikon raportin për 3 mujorin e katërt të 2020-ës / Rënia më e ulët se çdo parashikim i bërë gjatë pandemisë

INSTAT ka publikuar sot raportin për 3 mujorin e katërt të 2020-ës, ku bën me dije se recesioni në Shqipëri ka qenë më i ulët nga projeksionet fillestare.

Nga projeksionet fillestare të institucioneve ekonomike ndërkombëtare pritej që rënia ekonomike të ishte nga -6 deri në -7.5 për qind.Sipas INSTAT impakti i pandemisë në ekonominë shqiptare ka qenë i përmbajtur

NJOFTIMI

Statistikat zyrtare të INSTAT për Produktin e Brendshëm Bruto dhe rritjen ekonomike gjatë vitit të shkuar 2020 dëshmojnë se, goditja që ekonomia mori nga pandemia dhe recensioni i shkaktuar ishin në mënyrë domethënëse mjaft më të përmbajtura se sa pritshmëritë dhe shqetësimet fillestare.

Ndërkohë që, fillimisht projeksione nga institucione të ndryshme (përfshirë MFE, FMN, BB, KE, etj.) varionin në një interval të recensionit nga rreth – 6% në – 7.5%, sipas statistikave paraprake (në bazë të llogarive kombëtare tremujore) të INSTAT rezulton se rritja reale ekonomike (recensioni) gjatë vitit 2020 ishte vetëm pothuajse sa gjysma e projeksioneve fillestare, konkretisht në nivelin -3.31% krahasur me vitin 2019.

Në gjykimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kjo përmbajtje e nivelit të impaktit të goditjes nga pandemia në ekonominë tonë, e pasuar nga goditja e mëparshme nga tërmeti, përveç se dëshmon edhe njëherë strukturën relativisht rezistente dhe elastike të ekonomisë sonë përballë goditjeve të tilla (ashtu siç ka rezultuar edhe më parë gjatë krizës globale financiare në vitin 2009), i atribuohet po ashtu në një masë të konsiderueshme edhe menaxhimit makroekonomik e financiar relativisht të mirë që ju bë sërish nga autoritetet, nëpërmjet një miksi adekuat dhe të mirë koordinuar të politikës fiskale e asaj monetare.

Ky impakt më i përmbajtur i goditjes në ekonominë tonë, vihet re edhe në kontekstin krahasimor rajonal, sipas tabelës më poshtë, ku recensioni i Shqipërisë gjatë 2020 prej -3.31% është dukshëm më i kontrolluar se sa recensioni mesatar i vendeve të rajonit prej -5.14%.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,84 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,01 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,52 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,49 pikë përqindje dhe, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,36 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,27 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,24 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0.08 pikë përqindje. Negativisht kontribuan aktivitetet: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me  -0,96 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,49 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht me -0,37 pikë përqindje.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...