33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

‘Institucioni i parë që duhet të jepet me koncension është ministria e Kulturës’, Ina Zhupa interpelancë me Elva margaritin për çështjen e Butrintit

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka zhvilluar sot interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti, ku kryefjalë e diskutimit ishte Parku i Butrintit. Që në nisje të fjalës së saj Zhupa tha se Butrinti do të ndahet në dy pjesë

Mes ironisë zhupa tha se ajo q ë duhet të jepet me koncension duhet të jetë Ministria e Kulturës.

“Gjendem sërish para jush për të shpjeguar sqarime nga ministrja e Kulturës në lidhje me kontratën e parkut, në fakt të qytetit antik të Butrintit, pasi janë garantuar se ai qytet do të ndahet në dy copa. disa do iu jepet për resorte, duke hequr 800ha tokë. Pyetja ime e parë që ende s’më ka marrë përgjigje është se si ka mundësi që shteti jonë të heqë dorë nga mbrojtja kulturore, historike, arkeologjike dhe t’ja dorëzojë një privati?! Si ka mundësi që shtetit ynë thotë se administrimi për Butrintin ka dështuar për politizim të administratës dhe paaftësi të saj. Pse nuk vendosin kritere dhe pse nuk ndryshojnë procedurat për administrimin e Butrintit duke vendosur profesionistë, apo duke krijuar borde me anëtarë apo arkeologë të shquar. Nëse kriteret për të dhënë me koncesion diçka është një administratë publike, atëherë institucioni i parë që duhet të jepet me koncension është ministria e Kulturës. Është institucion politik dhe i paaftë. T’ia japin Fondacionit Amerikan. T’i japim të njëjtin besim, pasi qenka më i aftë për të administruar perlën e trashëgimisë kulturore, pasi është perlë e administrimit.”, tha Zhupa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...