30.7 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

“Interesat personale të askujt nuk mund ta bunkerizojnë Partinë Demokratike”/ Kryedemokrati Lulzim Basha: “Sali Berisha nuk e ka luftën me mua por me SHBA”

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka ndarë në rrjete sociale një video nga intervista e një dite më parë me drejtorin e përgjithshëm të informacionit dhe programacionit në “News 24”, Robert Rakipllarin.

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka luftën me të, por me SHBA për interesat e tij personale.

Në videon e publikuar, Basha tregon se para se të pezullonte Berishën, ai ishte kandidati më i mirë si kryeministër dhe thekson se vendimet e marra janë në të mirë të Partisë Demokratike dhe të vendit.

Sakaq, Basha nënvizon se interesat personale të askujt nuk mund të bunkerizojnë PD, duke shtuar se lideri historik Sali Berisha, nuk e ka betejën me të, por me SHBA për interesa personale.

Postimi i Lulzim Bashës:

Qëndrimi im si kryetar i Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë në interesin më të mirë të demokratëve dhe në interes të së nesërmes së Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë . Interesat personale të askujt nuk mund ta bunkerizojnë Partinë Demokratike. Sali Berisha nuk e ka luftën me mua, nuk po e bën luftën për asnjë demokrat, luftën e ka me SHBA, luftën po e bën për interesat e tij personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...