32.5 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Marrëdhëniet me Kinën dhe Turqinë/ Kryeministri Rama: “Turqia nuk ka një strategji në Ballkan që bie ndesh me integrimin e Ballkanit në BE”

Në një intervistë për televizionin francez, France24, kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me Kinën duke thënë se nuk ka asgjë sa i përket investimeve apo ndihmës kineze. Për Turqinë, thotë se është partner strategjik i Shqipërisë.

I pyetur nëse Turqia ka sjellë ndikim për çështjen e islamizmit duke sjellë model mysliman, Rama tha prej 30 vitesh, vetëm një shami është ndërtuar me ndihmën e komunitetit mysliman turk në vendin tonë.

Pyetje: Pritet në Tiranë ministrin e jashtëm kinez. Për çfarë ka realisht nevojë vendi juaj që të ndihmohet nga Kina? A është në përputhje edhe me marrëdhëniet tuaja shumë të mira me SHBA dhe Turqinë e Erdogan? Shihet se ka interes për këto fuqi në rajonin tuaj në Ballkan dhe në vendin tuaj.

Edi Rama: Në kornizën e bashkëpunimit të Kinës me të ashtuquajturin grup të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, pra vendet ish komuniste, formati 17+1, Shqipëria nuk ka marrë thuajse asgjë. Do të thotë se kemi marrëdhënie të mira, por përsa i përket pranisë së investimeve apo ndihmës kineze, nuk ka asgjë të veçantë për t’u theksuar. Ndërkohë Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë, ashtu si Greqia dhe Italia. Është një trekëndësh shumë i rëndësishëm historikisht dhe tradicionalisht. Janë popuj, vende mike dhe për mendimin tim personalisht Turqia nuk ka një strategji në Ballkan që bie ndesh me integrimin e Ballkanit në BE.

Pyetje: As për islamizmin, për çështjen e islamit dhe modelin e tij pikërisht mysliman?

Edi Rama: Nuk ka asgjë në këtë drejtim, kam dëgjuar shumë fjalë dhe kam lexuar shumë shkrime që thonë se xhamitë po lulëzojnë në Ballkan, duke përfshirë Shqipërinë, por ju them se që prej 30 vjetësh, vetëm një xhami, një xhami e bukur, është ndërtuar me ndihmën e komunitetit mysliman turk.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...