25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Interesi i Rilindjes është ndërtimi i kullave”, Meta në takimin në Kuçovë

Meta: “Komunizmi pavarëshisht hapi shkolla në të gjithë Shqipërinë, Rilindja ka bërë që të mbyllen shkollat.

Të mbyllen degët e universiteteve, të ngelen mësues pa punë, më shumë se gjysma e fëmijëve mos të shkojë në kopshte dhe çerdhe, prej pamundësive ekonomike. Intresi i tyre i vetëm është ndërtimi i kullave.

Nuk ka transparencë në pushtetin vendor. 10 milion euro në vit shkon për gjeneratorët në Tiranë dhe pastaj në offshoret e Rilindjes.

430 milion euro vidhen dhe shpërdërohen në vend që të ktheheshin në kopshte.

Kur ky modle ndodh në Tiranë dhë Durrës, që janë mediat, po në Kuçovë çfarë ndodh.

E çuan Elbasanin të parin për sa i takon krimit dhe të dytin për sa i takon vjedhjes.

Elbasani i arsmit njihet tani si i bandave, se këtë donte Rilindja

Shikoni statistikat e BM, Shqipëria vendi i parë që kërkon azi ilegal, gjeni ndonjë vend evropian tjetër përveç nesh, nuk ka.

E kemi buxhetin dy herë më të madh se Kosova, po ajo i ka pagat dy herë më të mëdha se ne, mbështet studentët, bujqësinë dhe blegtorinë.

Jemi shumë më mbrapa dhe vendit diktator të Lukashenkos.

Kam një bindje absolute, populli i Kuçovës do ta dëbojë këtë qeveri. Rilindja do të ndëshkohet.

Në vend që të nxisë dhe të mbështesë ata që investojnë për fabrikat e vajit të ullirit, që të japë fondet për të eksportuar jashtë, ky ka vetëm një qëllim si ti dekurajojë njerëzir për pnë.

Pse është molla e Korçës më e shtrenjta në rajon?

Sepse këtu sistemi është në interes të oligarkëve.

Këtu është një qeveri e pashpirt, mizore. Ndaj Rama ik!

I përzuri socialistët e ndërshëm nga forumi i partisë, tani nuk dëgjon dot asnjë fjalë të keqe as në parlament, e largoi opozitn nga parlamenti. Të gjitha votat për kandidatët tanë të mrekullueshëm të primareve, procesit më demokratik në Shqipëri. Të gjitha votat për kandidatët e opozitës.

PL do të jetë garante e llogaridhënies, një derë e hapur për çdo qytetar që do ndeshi nesër një padrejtësi.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...