16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Investitorët e huaj e shohin problematike mungesën e punonjësve të kualifikuar në Shqipëri

Investitorët e huaj e shohin korrupsionin si pengesën kryesore për të bërë biznes në Shqipëri. Bizneset e anëtarësuara në shoqatën e investitorëve të huaj në një pyetësor për klimën e biznesit kanë shprehur shqetësimet për korrupsionin dhe burokracitë, të cilat vijojnë të jenë të larta.

“Niveli i burokracisë, me të cilën përballet biznesi, dhe këtu kemi pak arritje nga 36 në 38, vijon të mbetet problematikë për bizneset. Niveli i korrupsionit edhe këtu ka një rritje, edhe pse të ulët nga 33 në 36. Të gjithë këto elementë janë shumë të rëndësishme për kompanitë dhe investimet”, thotë Marinela Jazo.

Edhe mungesa e gjyqtarëve, për shkak të procesit të vettingut, ka sjellë probleme tek investitorët e huaj.

“Sistemi gjyqësor në Shqipëri dhe ndikimi që ai ka te biznesi është e fundit me rënie 33 %, pra nga anëtarët tanë nga diskutimet si dhe kompanitë e tjera në Shqipëri, gjetja jonë është që sistemi gjyqësor në Shqipëri vijon të mbetet problematikë jo vetëm nga pandemia, por edhe procesi i vettingut, ne e dimë që ka një mungesë gjyqtarësh personeli dhe kjo do të thotë që ka raste që ka një çështje dhe ky është një problem madhorë”, shprehet më tej Jazo.

Por, investitorët e huaj shohin si problematikë edhe mungesën e punonjësve të kualifikuar, për shkak të emigrimit.

Sa i përket tregut të punës ne e dimë që në përgjithësi ka mungesë të personave të kualifikuar dhe kompanitë kanë problem për të gjetur personat e duhur, sepse profesionistët shqiptarë po emigrojnë dhe e shikojmë që qasja te puna e kualifikuar dhe me aftësi është 38, nuk është e favorshme, që do të thotë është problematike për të gjetur persona të kualifikuar, por në përgjithësi personat që largohen vetë nga puna është nga asnjanëse në të favorshme, pra situata është e mirë, por pritshmëria nuk është fortë e mirë dhe kjo tregon lidhjen që ekziston mes personave të kualifikuar dhe kërkesës për të punuar jashtë”, shton Marinela Jazo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...