27.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Ish-militanti i grupit “Lions” shqiptar, i shpallur në kërkim, arrestohet në Greqi për plagosjen e 3 grekëve

Një i ri shqiptar, identifikuar si Emiliano Jakupi, është arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gazi të Athinës, ku tre persona u plagosën rëndë. Jakupi akuzohet si bashkëpunëtori i personit që kryeu sulmin armatosur. Autoritetet greke janë ende në kërkim të një shqiptari tjetër të përfshirë në ngjarje.

Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes dy shqiptarëve dhe tre të rinjve grekë, të cilët ishin në një festë bachelor në një lokal. Konflikti eskaloi kur njëri prej shqiptarëve goditi një nga grekët, ndërsa pasagjeri tjetër i fuoristradës hapi zjarr ndaj grupit të grekëve. Tre persona nga Kreta rezultuan të plagosur rëndë, duke përfshirë dy vëllezërit.

Emiliano Jakupi është raportuar se ka lidhje me grupin “Lions” dhe më parë është përfshirë në një rast të vrasjes në Shqipëri. Autoritetet dyshojnë se të arrestuarit mund të kenë lidhje me rastin e vrasjes së një shqiptari nga Delvina më 21 shkurt 2023. Dyshohet se ata mund të kenë tentuar të arratisen në Shqipëri, ndërsa një shqiptar tjetër është ende në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...