10.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Ish-presidenti Bolsonaro rikthehet në burg pas ekzaminimeve mjekësore për goditje në kokë

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, u rikthye në burg të mërkurën, pas një serie ekzaminimesh mjekësore në spital për një goditje të lehtë në kokë që pësoi pas një rrëzimi. Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, përmes një postimi në Instagram.

Mjeku i tij, Brazil Caiado, deklaroi se ekzaminimet – përfshirë skaner (CT) dhe rezonancë magnetike (MRI) – konfirmuan një dëmtim të lehtë traumatik të trurit, pa dëmtime intrakraniale. Ai shtoi se simptomat e mundshme, si marramendja dhe humbja e ekuilibrit, mund të jenë të lidhura me medikamentet që Bolsonaro merr për trajtimin e lemzës.

Dalja e përkohshme nga burgu u lejua nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, i cili kishte refuzuar më parë kërkesën për transferim të menjëhershëm në spital, duke argumentuar se nuk kishte urgjencë mjekësore.

Bolsonaro po vuan një dënim prej 27 vitesh burg për planifikim të një grushti shteti pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 ndaj Luiz Inácio Lula da Silva. Ai ka pasur gjithashtu një histori të gjatë probleme shëndetësore, duke përfshirë plagosjen me thikë gjatë një mitingu elektoral në vitin 2018, si dhe ndërhyrje të mëvonshme për hernie dhe trajtimin e lemzës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...