34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ishte nxehur se nuk hapi telefonin”, flasin familjarët e 44-vjeçares së vrarë mizorisht nga kunati

Mamaja dhe motra e Alma Qejvanit, 44-vjeçares së vrarë nga kunati i saj, kanë folur për mediat. Në dhimbje shumë të madhe, ato kanë kërkuar të lihen të qeta, megjithatë, kanë treguar detaje të rëndësishme për ngjarjen makabër që ndodhi në familjen e tyre.

E motra e Almës, Ema Qejvani ka treguar që bashkëshorti i saj 58-vjeçari Tefik Tashi, ka pasur dhe më parë probleme dhe debate me 44-vjeçaren. Megjithatë ajo tregon që arsyeja ka qenë mos-hapja e telefonit nga Alma ndaj Tefiku Tashit. 58-vjeçari pak ditë më parë, pasi ishte kthyer i dehur në banesë ka filluar një konflikt me Almën. Një ngjarje e papritur shprehet e motra e 44-vjeçares, sakaq kërkon të vendoset drejtësia.

Motra: Na lini rehat, kemi hall, e kemi thënë një herë. Ishte nxehur se nuk hapi telefonin, unë nuk kisha telefon, isha bashkë me motrën. Jetoj me bashkëshortin. Ishim të dyja te arat. Ishte nxehur pse nuk hapi telefonin, asgjë tjetër. Ziheshin dhe më parë për gjëra koti, jo për gjëra të rëndësishme. Sherre për punët e shtëpisë. Në shtëpi ndodhin lloj-lloj gjërash. Me mua nuk ka pasur konflikte. Një ditë kishte pirë, e shau keq, u zunë dhe motra prandaj nuk e hapi telefonin. Ka disa ditë, rreth dy javë. Kemi dy vite të martuar, jetojmë këtu. Bashkëshorti merret me pastrim.

Të dyja ishim së bashku. Ai nuk mbahej më, ishte i fortë. Nuk kishte asnjë njeri aty. Nuk e di kush i njoftoi, erdhi si fillim një polic dhe pastaj ambulanca. Kërkoj drejtësi, dënimin deri në fund se e ka hak. Ishte e papritur kjo gjë, punë telefoni pse nuk e hapi, ishte nxehur keq.

Ai erdhi nga puna, para kësaj, do ketë qenë te shtëpia kur mori.
Mamaja e 44-vjeçares, tepër e shokuar nuk ka dashur të flasë për mediat, megjithatë ajo ka thënë që nuk kanë pasur konflikte më herët dhe se arsyen pse e ka vrarë e di 58-vjeçari.

E ëma: Na lini rehat, nuk kam hall njerëzish. Nuk kemi pasur konflikte më herët. E di ai pse e vrau.

Goca me gjithë motrën ishin me dele. Na lini rehat o njerëz. S’ka mirë për ne.
Në fshatin Kusar, 58-vjeçari Tefik Tashi vrau me sëpatë motrën e gruas së tij, Alma Qevjani.

Burime i thanë Fax News se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt, që ka degjeneruar më pas në vrasjen e gruas. Mësohet se ajo i ka është drejtuar kunatit të saj me fjalët ‘impotent’.

Autori është arrestuar nga policia teksa ishte duke ecur në rrugë me duart e lyera në gjak, në zonën e Bradasheshit, menjëherë pas vrasjes.

Në vendngjarje, ka mbetur telefoni i viktimës, të cilin policia nuk e ka tërhequr si provë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...