31.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Itali/ Qëllohet breshëri plumbash ndaj një familje, mes të plagosurve një 10-vjeçare

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në mbrëmjen e vonë të së martës në në Sant’Anastasia, në zonën napolitane të Italisë, dy burra të panjohur hapën zjarr në një lokal në Piazza Cattaneo, duke plagosur një burrë, gruan e tij dhe vajzën 10-vjeçare.

Të paktën 10 të shtëna u dëgjuan në drejtim të një lokali, që sipas hetimeve paraprake dyshohet që kanë qëlluar aksidentalisht familjen e cila ndodhej jashtë duke ngrënë në atë moment.

Tre të plagosurit, babai 43-vjeçar, i plagosur lehtë në dorë, nëna 35-vjeçare, e cila u plagos në bark dhe vajza 10-vjeçare, e qëlluar me plumb në kokë, ndodhen në spital. Kjo e fundit është në gjendje të rëndë por sipas mediave italiane u shmang rreziku për jetën.

Karabinierët po shikojnë pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa dëshmitarë flasin për një mosmarrëveshje mes të rinjve.

Ende nuk duhet shkaku i kësaj ngjarjeje, por hipoteza për momentin është se familja, e cila po hante jashtë lokalit, është qëlluar aksidentalisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...