26.4 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Iu vidhnin qytetarëve portofolat afër stacioneve të autobusëve, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy personave të moshës 45-vjeçare janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se u vidhnin qytetarëve portofolat pranë stacioneve të autobusëve.

Në pranga janë vënë A. S., 45 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje dhe D. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ata dyshohet se janë autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në Tiranë në tre ditët e fundit. Me datë 14 Korrik ata kanë vjedhur një portofol me 800 euro brenda ndërsa një ditë më pas në rrugën Mine Peza kanë vjedhur një tjetër me 15.500 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pickpockets”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Iu vidhnin portofolat, afër stacioneve të autobusëve, vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i dënuar më parë për vjedhje.

Zbardhen 2 raste të vjedhjes së portofolave, gjatë ditëve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pickpockets”.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

– A. S., 45 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje;

– D. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë vjedhur portofolat shtetasve të ndryshëm, në afërsi të stacioneve të autobusave, në zona të ndryshme të Tiranës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit D. Gj. dhe A. S., janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:

* Më datë 14.07.2022, në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 800 euro, shtetases B. L.;

* Më datë 15.07.2022, në rrugën “Mine Peza”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 15.500 lekë të rinj, shtetasit B. C.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...