26.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Izraeli nis një raund të ri sulmesh ndaj objektivave iraniane, paralajmëron evakuim të zonave pranë fabrikave të armëve

Izrael – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi nisjen e një raundi të ri sulmesh ndaj objektivave iraniane, duke paralajmëruar se Teherani do të bëhet “Bejrut”, referuar shkatërrimit masiv që mund të pësojë kryeqyteti iranian. Katz theksoi se ushtria izraelite do të vazhdojë të godasë vendet kyçe të Iranit dhe do ta “zhveshë nga lëkura e gjarprit” regjimin iranian, duke synuar dobësimin e kapaciteteve bërthamore dhe armëve të tij.

“Diktatori iranian po e shndërron Teheranin në Bejrut dhe banorët e tij në pengje për hir të mbijetesës së regjimit të tij”, deklaroi Katz në një qëndrim të prerë.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite i bëri thirrje iranianëve që jetojnë pranë fabrikave dhe objekteve të prodhimit të armëve që të evakuohen menjëherë, përmes një paralajmërimi të publikuar në mediat sociale në arabisht dhe persisht. Ky paralajmërim përfshin të gjitha fabrikat e armëve dhe objektet mbështetëse në territorin iranian.

Nga ana e vet, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ripërsëriti kërcënimet kundër Izraelit, duke paralajmëruar se sulmet ndaj territorit izraelit do të vazhdojnë, ndërsa akuzoi Shtetet e Bashkuara për bashkëpunim në agresionin kundër Republikës Islamike. Ai theksoi se “mbrojtja jonë është absolutisht e ligjshme” dhe se përgjigjet iraniane do të ndalen vetëm nëse ndalet agresioni izraelit.

Nga konfliktet e fundit, sipas bilancit të fundit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit izraelit, janë regjistruar të paktën 13 të vdekur, mes tyre edhe tre fëmijë. Nga qindra të plagosur, nëntë ndodhen në gjendje të rëndë, 30 kanë lëndime jo kërcënuese për jetën dhe 341 lëndime të lehta.

Në përgjigje të sulmeve, Irani ka lëshuar rreth 80 raketa balistike kundër Izraelit, duke goditur veçanërisht objektet e furnizimit me karburant për forcat ajrore izraelite. Forcat Ajrore Izraelite kanë bombarduar gjatë natës disa lëshues raketash balistike iraniane, sisteme mbrojtjeje ajrore dhe radarë, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Ushtria izraelite (IDF) njoftoi se do të vazhdojë të “godasë” këto objekte në Iranin perëndimor për të penguar sulmet raketore ndaj Izraelit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...