34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ja dy nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë Demokratike

Në proces morën pjesë 210 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Sipas rezultatit final, Flamur Noka zgjidhet sekretar i përgjithshëm i partisë Demokratike. Noka arriti të sigurojë 157 vota përballë Ristanit i cili mori vetëm 54 vota.

Ndërkohë nënkryetarët e rinj të PD janë zgjedhur Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi të cilët kanë marrë 123 dhe 107 përballë Belind Këlliçit me 92 vota dhe Agron Shehajt me 73 vota.

Fituesit sa i përket sekretariateve respektivë:

Sekretariati per Ceshtjet Zgjedhore, fiton Ivi Kaso
Sekretatiati per Pushtetin Vendor, fiton Ylli Asllani
Sekretariati per te drejtat e njeriut, fiton Bislim Ahmetaj
Sekretariati per Burimet Njerezore, fiton Ervin Minarolli
Sekretariati per Integrimin Europian, fiton Edmond Spaho
Sekretariati per te perndjekurit Politik, fiton Lorenc Luka
Sekretariati për Emigracionin dhe Diasporën, fiton Indrit Hoxha
Organizatat partnere, fiton Megi Balliu
Sekretariati per transparence, fiton Ledina Mandia
Sekretariati per Marredheniet me Publikun, fiton Jola Hysa
Komisioni i Apelimit (Gjykata e Partise), fiton Adriana Kalaja

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD nisi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta t ëish presidentit, Bujar Nishani dhe me shpalljen e tij kryetar nderi të këtij organi. Ndërsa më tej vijoi me votimin e fshehtë për strukturat drejtuese të partisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...