31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Ja kush është avokati i njohur që humbi jetën në një aksident tragjik në autostradën Lushnjë-Tiranë

Avokati i njohur Mariglen Koçiu humbi jetën dy ditë më parë në një aksident tragjik, teksa kalonte në këmbë autostradën Lushnjë-Tiranë. Ngjarja, që ka tronditur kolegët dhe miqtë e tij, ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, kur 56-vjeçari u përplas nga një makinë e drejtuar nga shtetasi Lulzim Balilaj. Për shkak të plagëve të marra, Koçiu ndërroi jetë në vendngjarje.

Policia bëri të ditur se shoferi, shtetasi L. B., është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ngjarja ka ngjallur përsëri vëmendjen për sigurinë e kalimeve për këmbësorët në autostradën Lushnjë-Tiranë, një aks rrugor i njohur për aksidentet e shpeshta, ku shpesh banorët zgjedhin të kalojnë në këmbë në vend të mbikalimeve, duke krijuar rrezik për jetën e tyre.

Kolegët dhe miqtë e tij kanë ndarë mesazhe të shumta ngushëllimi në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij të parakohshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...

Berisha shpërthen në Kuvend: “Po ndërtohet narkoshteti i vetëm në Europë”, kërkon tërheqjen e...

0
Një debat i fortë politik ka shoqëruar seancën plenare, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke...

Nga shalqiri te kastraveci – ekspertët zbulojnë ushqimet që mbajnë trupin të hidratuar gjatë...

0
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten ndjeshëm, organizmi ka nevojë për një nivel më të lartë hidratimi. Përveç konsumit të ujit, edhe disa...

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...