26.5 C
Tiranë
Friday, May 22, 2026
spot_img

Ja kush është gjyqtari që u zgjodh me short për të gjykuar fatin e PD

Ka zëra brenda Gjykatës së Tiranës se Zhukri ka depozituar dje dorëheqjen e tij nga kjo dosje, për arsye që ende nuk dihen. Megjithatë, vetë Gjykata nuk e konfirmon zyrtarisht.

“Nisur dhe nga interesimi i të gjithëve ju, për sa i përket kërkesës së gjyqtarit Agron Zhukri, për heqje dorë nga shqyrtimi i kërkesës së bërë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ju komunikoj se Gjykata e Tiranës, nuk ka informacion lidhur me këtë kërkesë”, iu përgjigj dje Gjykata interesit të mediave.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i depozitoi më 15 dhjetor në Gjykatë ndryshimet statusore që u miratuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga ishKryeministri Sali Berisha.

Me këtë hap të ndërmarrë, Komisioni i Rithemelimit të PD-së synon të legalizojë çdo ndryshim të miratuar në Kuvend, por duhet zgjedhur gjyqtari.

Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka depozituar në Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më 17 korrik. Çështja është regjistruar tri ditë më parë. Edhe për këtë rast është hedhur shorti me gogla dhe është caktuar gjyqtarja Blerina Muço.

Gjyqtari Agron Zhukri ende nuk ka dalë para vetingut.

Ndërkohë, në deklaratën e pasurisë së tij ka deklaruar vlerën monetare prej 192 milionë lekësh të siguruara nga biznesi “Agjenci Udhëtimi” i bashkëshortes së tij. Në total vlera monetare e deklaruar prej tij në vitin 2016 arrin shifrën e 261 milion lekëve dhe 18.444 euro.

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së thirrur nga Berisha kishte 10 vendime, ndër të cilat ishin: miratimi i Statutit të ri të Partisë; shkarkim i nënkryetarëve, të sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD; organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022; pavlefshmëri konstituimit të kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë; pavlefshmëri të vendimit të kryesisë së partisë për të thirrur kuvendin më 18 dhjetor; anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e kuvendit të 18 dhjetorit; votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha etj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...