28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ja kush është partneri i Benitës në Big Brother VIP Kosova

Pas shumë spekulimesh në rrjetet sociale, u konfirmua se personi për të cilin Benita foli gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova është Endri, një emër i njohur për publikun shqiptar.

Gjatë një bisede me Klodin dhe Elijonën, Benita rrëfeu se marrëdhënia e tyre ka zgjatur rreth pesë vite dhe ka qenë emocionalisht e rëndësishme, por aktualisht po kalon një fazë të pasigurt. Ajo theksoi se partneri i saj ka qenë pranë saj që kur nuk ishte figurë publike dhe pa ndërhyrje estetike, por vendimi për të hyrë në reality-show nuk është pritur mirë nga ai.

Endri u bë i njohur rreth një dekade më parë me hite që shënuan sukses të madh tek adoleshentët, ndërsa pas largimit nga muzika iu përkushtua biznesit dhe së fundmi ka paralajmëruar rikthimin në skenë. Burimet bëjnë me dije se marrëdhënia ka pasur ulje-ngritje të shumta, veçanërisht gjatë vitit të fundit, kur kontaktet mes tyre janë rralluar.

Për ndjekësit e Big Brother VIP Kosova, ky zbardhje i identitetit të partnerit sjell një dimension të ri në historinë e Benitës dhe rikthen vëmendjen mbi jetën e saj private jashtë reality-show-t.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...