27.2 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Dy tutoret e arrestuara sot, ruse dhe ukrainase që ekspozonin vajzat e huaja në ‘Escort Tirana’

Dy shtetase, njëra ruse dhe tjetra ukrainase, janë arrestuar në kuadër të operacionit policor “Escort” për shfrytëzimin e vajzave të huaja në prostitucion në Tiranë. Anna Tkachenko dhe Elena Maslova u kapën në flagrancë dhe u zbuluan se po drejtonin një rrjet prostitucioni, duke reklamuar vajzat përmes faqes “Escort Tirana”.

Policia ka njoftuar se gjithashtu janë proceduar penalisht 11 vajza, të cilat shfrytëzoheshin nga të arrestuarat për këtë veprimtari të paligjshme. Vajzat reklamoheshin në faqe interneti dhe paratë e përfituara transferoheshin organizatorëve, të cilët ende nuk janë identifikuar nga autoritetet.

Njëra nga vajzat e shfrytëzuara ka bashkëpunuar me policinë për të zbuluar detajet e rrjetit të prostitucionit. Policia vijon punën për identifikimin e personave që qëndrojnë pas faqes “Escort Tirana” dhe mblidhnin fitimet e aktivitetit. Arrestimi i këtyre dy grave ka nxjerrë në pah një problem të gjerë të shfrytëzimit dhe trafikimit të vajzave në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...