35.5 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Joe Biden, ka mbërritur në Poloni pas vizitës në Kiev , ja arsyeja e vizitës së tij

Pas vizitës në Kiev, ku qëndroi mbi pesë orë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbërritur në Poloni.

Vizita e paparalajmëruar në Ukrainë – e para prej se Rusia nisi pushtimin e këtij vendi gati një vit më parë – nënvizoi edhe një herë bështetjen e Uashingtonit për Kievin.

Biden u takua më 20 shkurt me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pallatin Mariyinskiy në qendër të kryeqytetit ukrainas.

“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë”, tha Biden, duke folur nga një podium i dekoruar me flamuj të SHBA-së dhe Ukrainës.

“Dhe Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”.

“Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”, tha ai.

Ai shtoi se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të “pajisjeve kritike” për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore, në vlerë prej 500 milionë dollarësh. Biden paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus.

SHBA-ja është ndër ofruesit më të mëdhenj të ndihmave për ushtrinë ukrainase. Që nga fillimi i pushtimit rus, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Uashingtoni i ka dërguar pajisje mbrojtëse dhe logjistike në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Amnistia penale nxjerr nga burgjet mbi 550 të dënuar, mes tyre edhe emra të...

0
Përqafime, lot gëzimi dhe takime emocionuese pas vitesh ndarje kanë shoqëruar zbatimin e amnistisë penale në dyert e burgjeve në të gjithë vendin. Këtë të...

I paraburgosuri nga Maqedonia humb jetën në spital, dyshohet se pësoi arrest kardiak në...

0
Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka humbur jetën pasi është transportuar me urgjencë në spital pa shenja jete. Sipas informacioneve paraprake,...

Vuçiç distancohet nga deklarata e ministres serbe: “Spastrimi etnik nuk është politika jonë”

0
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është përpjekur të distancohet nga deklarata e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila ka...

“Ky shesh e ka shpallur non grata”, protestuesi Ilir Xhemalaj i kërkon Ramës masë...

0
Një prej organizatorëve të protestës, Ilir Xhemalaj, ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të shpallë “non grata” ministren serbe të Administratës Shtetërore dhe...

Italia në alarm nga i nxehti ekstrem, 16 qytete nën “kod të kuq”: Temperaturat...

0
Vala e tretë e të nxehtit këtë verë pritet të arrijë kulmin në Itali gjatë orëve në vijim, duke detyruar autoritetet të rrisin nivelin...