11.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

Johnson & Johnson do të ndalojë prodhimin e pluhurit të bebeve/Zvendëson talkun me niseshte misri pas padive për kancer

Johnson & Johnson (J&J) do të ndalojë prodhimin dhe shitjen e pluhurit të bebeve me bazë talku në të gjithë botën nga viti i ardhshëm. Talku është një mineral natyral, i nxjerrë nga toka, i përbërë nga magnez, silikon, oksigjen dhe hidrogjen. Kimikisht, talku është një silikat magnezi me ujë me një formulë kimike të Mg3Si4O10(OH)2.

Njoftimi vjen më shumë se dy vjet pasi gjigandi i kujdesit shëndetësor përfundoi shitjet e produktit në SHBA. J&J përballet me dhjetëra mijëra padi nga gratë që pretendojnë se pluhuri i talkut përmbante asbest dhe i shkaktoi ato të zhvillonin kancer në vezore. Por kompania përsëriti se dekada kërkime të pavarura tregojnë se produkti është i sigurt për t’u përdorur.

“Si pjesë e një vlerësimi përfundimtar, ne kemi marrë vendimin për të kaluar në një pluhur bebesh me bazë niseshte misri,”- thuhet në një deklaratë.

Megjithatë ngulin këmbë se talku s’është i dëmshëm.

“Ne qëndrojmë fort pas dekadave të analizave të pavarura shkencore nga ekspertë mjekësorë në mbarë botën që konfirmojnë se pluhuri i Johnson me bazë talku është i sigurt, nuk përmban asbest dhe nuk shkakton kancer.”

Talku nxirret nga toka dhe gjendet afër asbestit, i cili është një material i njohur për shkaktimin e kancerit. Një hetim i vitit 2018 nga agjencia e lajmeve Reuters pretendoi se J&J e dinte për dekada të tëra se azbesti ishte i pranishëm në produktet e saj të talkut.

Reuters tha se të dhënat e brendshme të kompanisë, dëshmitë e provës dhe provat e tjera treguan se nga të paktën 1971 deri në fillim të viteve 2000, talku i papërpunuar dhe pluhurat e bebeve ndonjëherë rezultuan pozitivë për sasi të vogla asbesti. Në përgjigje të provave të kontaminimit me asbest të paraqitura në sallat e gjyqit, raporteve të medias dhe ligjvënësve amerikanë, firma i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Johnson’s Baby Powder është shitur për gati 130 vjet dhe përdoret për parandalimin e skuqjes së pelenave dhe për përdorime kozmetike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...