17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Jozi reagon pas incidentit në BBVIP: “Jam provokuar, por nuk luajta rolin e viktimës”

Një javë pas ngjarjes së bujshme në Big Brother VIP ku Gjesti u qëllua nga Jozi, ky i fundit ka thyer heshtjen.

Në një reagim të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Jozi thotë se është provokuar por në asnjë moment nuk ka luajtur rolin e viktimës. Teksa kërkon ndjesë për veprimin e kryer, ai thotë se ishte i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë në atë lojë.

“Përshëndetje të gjithëve, uroj te jeni mirë!
Dua të falënderoj nga zemra të gjithë popullin shqiptar që më keni mbështetur dhe përkrahur në këtë rrugëtim aspak të lehtë që kalova.

Faleminderit për dashurinë që më dhatë gjatë qëndrimit tim në shtëpi dhe edhe më shumë, jashtë saj.
Mirënjohje për secilin prej jush, si dhe për ekipin e Top Channel, që më dha mundësinë të isha pjesë e këtij formati kaq të dashur për të gjithë ne – një eksperiencë që do mbetet e paharrueshme në jetën time.

U futa në Big Brother dhe zgjodha të luaj fort. Të paktë ishin ata që kuptuan lojën dhe vërtetësinë time.
Zgjodha të isha i sinqertë, i drejtpërdrejtë, pa filtra – dhe ndoshta pikërisht kjo më kushtoi në këtë rrugëtim.

Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë që ndodhi.
Por ju siguroj se presioni, veprat dhe ngacmimet kanë qenë të shumta gjatë gjithë rrugëtimit tim kundrejt meje në atë shtëpi.
Jam provokuar, por në asnjë moment nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës.

Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar… por edhe durimi ka një kufi.
Për të gjithë ata që përpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë:
‘Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis’
” – thuhet në reagimin e Jozit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...