10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Ka qene ish-deputete e Partisë Demokratike,” Reagimi i PD lidhur me Incidentin mes pedagogëve të Fakultetit Ekonomik

Partia Demokratike reagoi lidhur me incidentin mes dy pedagogëve të Fakultetit Ekonomik në Tiranë. Koordinatori Rajonal i Tiranës, Klevis Balliu, përmes një deklarate për mediat nga selia blu, shprehu shqetësimin për dhunën e ushtruar ndaj Liljana Elmazi-Billa, një ish-deputete e PD-së.

Ai i bëri thirrje organeve ligjzbatuese që të trajtojnë me seriozitet dhe profesionalizëm ngjarjen, duke theksuar rëndësinë e sigurisë në mjediset universitare dhe në sistemin shkollor në tërësi.

*Deklarata e Plotë e Partisë Demokratike:

“Partia Demokratike dënon ashpër dhunën verbale dhe fizike të ushtruar kundër pedagoges Liljana Elmazi-Billa. Ushtrimi i dhunës në mjediset e universitetit publik, në auditorët e Fakultetit të Ekonomisë, e bën edhe më të rëndë dhe të papranueshëm këtë akt. Goditja e zonjës Elmazi-Billa përmban jo vetëm lëndimin e pedagoges, por edhe fyerjen për institucionet e arsimit të lartë dhe kolegët.

Ne nuk i dalim sot zot Liljana Elmazit si kolege, apo si ish-deputete e Partisë Demokratike, por si arsimtare, si grua dhe si nënë. Çdo akt i tillë, jo vetëm kapërcen kufijtë etikë, moralë dhe profesionalë, por është kërcënim për gratë arsimtare, për sigurinë në universitetet tona dhe në sistemin shkollor.

Fakti që është shkaktuar nga një koleg i saj në mjedis universitar, është një këmbanë që ka brenda alarmin e dhunës, por edhe të degjenerimit të sistemit arsimor në Shqipëri, gjë të cilën Partia Demokratike e ka theksuar me forcë në qëndrimet publike. Spiralja e dhunës e frymëzuar nga pushteti i Edi Ramës, ushtruar herë nga bandat dhe herë nga Policia mbi protestues dhe qytetarë të pafajshëm, mbështetur nga segmente të medias dhe shoqërisë që nuk reagojnë kundër saj, duhet ndalur një herë e më parë.

Duke i uruar shërim të shpejtë zonjës Elmazi-Billa, u kërkojmë institucioneve përgjegjës profesionalizëm në trajtimin e rasteve të tilla të një ndjeshmërie publike të lartë. Me këtë rast u bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen me opozitën të enjten më datë 11 korrik ora 20:00, si një mënyrë për të dënuar këtë akt të shktuar agresioni kundër një gruaje, nëne dhe pedagoge.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...