15.9 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Skandali në Fakultetin Ekonomik: Gara për kreun e Departamentit çon në përplasje mes pedagogëve

Një incident i rëndë ndodhi në Fakultetin Ekonomik ku pedagogu Mirdaim Axhami u arrestua pas një sherri me kolegen e tij, Liljana Billa. Sipas informacioneve të para, Billa akuzon Axhamin se e ka goditur në fytyrë. Dyshohet se shkak për përplasjen janë bërë tezat e provimit, me akuzat që ndërruan apo shitën ato.

Konflikti mes pedagogëve ka nisur disa muaj më parë dhe zanafilla e përplasjes ka qenë gara për kreun e departamentit të fakultetit, e cila u fitua nga Axhami. Gazetari raporton se Billa ka denoncuar disa herë Axhamin për përndjekje.

“Konfliktet kanë nisur prej disa muajsh mes pedagogëve për shkak të zgjedhjeve dhe votimit për kreun e departamentit të Fakultetit Ekonomik. Gara është fituar nga Axhami dhe këtu duket se kanë nisur përplasjet e hershme mes tyre. Më pas, Billa ka kallëzuar disa herë kolegun e saj në polici për përndjekje. Por ky i fundit ka deklaruar se ajo ka probleme,” raportoi gazetari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...