27.5 C
Tiranë
Friday, May 22, 2026
spot_img

“Kam falenderuar Zotin qe kam dale nga shtepia pikerisht ne ate moment”, Ronaldo Sharka pasi humb të atin

Në një postim në rrjetet sociale, moderatori ka ndarë një video nga momenti i surprizës në Big Brother Vip ku i atij e surprizoi në ditët e fundit të jetës. Ai shkruan se është i lumtur që doli nga Big Brother në kohën e duhur për të qenë edhe pak javë pranë të atit.

“Ky postim per te gjithe ju…. Ne emrin tim dhe te familjes time, ju falenderojme publikisht per ngushellimet dhe te gjithe mbeshtetjen emocionale qe na keni dhene te gjithe, jo vetem te afermit, shoqeria e koleget, por te gjithe shqiptaret, ndaj ju kerkoj ndjese publikisht nese nuk kam mundur t’i pergjigjem mesazheve tuaja por besoj qe me mirekuptoni ne kete pjese, pasi jane me mijera. Ne nje momet te dyte do ulem dhe do i shoh nje per nje.

Dhimbjen nuk e sheron asgje, koha mbase… por ju na keni dhene shume dashuri keto dite ndaj na e keni lehtesuar sado pak. Im ate u largua i ri, vetem 52 vite jete pavaresisht qe semundja e “plaki” para kohe, ama ne 52 vite jete tregoi qe mundet edhe te jesh njeri i mire, ne kete bote komplekse, dhe pavaresisht “plakjes” fizike, semundja nuk ia doli t’i plakte shpirtin dhe zemren. Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama per tim ate po. Do kem gjithe jeten kujtimin me te bukur, perqafimin me te ndjere me audio dhe video, qe sa here te me marre malli do e shoh. Keto dite kam falenderuar Zotin qe kam dale nga shtepia pikerisht ne ate moment, kur im ate kishte nevoje per mua. Faleminderit edhe nje here, nuk di si t’ju falenderoj madje, por faleminderit nga zemra”, shkruan Ronaldo.

Ai ka ndarë edhe një postim të dytë me një faleminderim për të gjithë atë që i kanë qëndruar pranë.

“Miq! Kane qene ore te pabesueshme per mua, keto pas daljes nga BIG-u. Gjej rastin t’ju shpreh mirenjohen te gjitheve publikisht, per te gjithe shqiptaret nga cdo cep i botes qe me kane mbushur shpirtin me dashuri dhe me kane bere te kuptoj qe une Big-un tim e paskam fituar.

Jam i lumtur qe njohen Ronaldon e vertete, aq sa munda te jepja ne 1 muaj. Jam kaq i lumtur per mesazhet tuaja vleresuese, te sinqerta dhe frymezuese. Ndjese qe nuk kam mundur t’i pergjigjem telefonatave miq, ndjese qe s’kam mundur t’ju ktheje pergjigje te gjitheve ketu ne Instagram, por me besoni qe jeni me shume seç e prisja.

Ju dua fort dhe ju jam mirenjohes qe perqafuat Ronaldon e vertete nepermjet Big Brother. Do mbetet eksperienca me e veçante e jetes time. Ju dua. Babush. Momentalisht po rri pak me veten time se me kishte marre malli. Shihemi”, shkruan ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...