25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer/ Manastirliu: “Të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit”

Ministrja e Shëndetësisë,  Ogerta Manastirliu njoftoi se në vendin tonë kanë mbërritur edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale bën të ditur se kjo ngarkesë ishte pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Sipas saj, deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur në total, 2.2646.720 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Manastirliu thotë se do të vijojë deri në fund plani kombëtar i vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.

“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Manastirliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...