13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Kaosi i krijuar nga deputet e Bardhit dhe Berishës nuk e ndalën maxhorancën të votonte projekligjet

Skenat u ndoqën në heshtje edhe nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha. I ulur krah bashkëpunëtorit të ngushtë, Enkelejd Alibeaj dhe deputetëve të tij ishin në pritje të votimit të dy amendamenteve të propozuara prej tyre, atë sigurisë kombëtare dhe të rialokimit të 50 mln eurove ndihmë ushtarake për Kosovën.

“Nuk ka parlament normal sot, derisa të plotësoni kushtet e opozitës! Harrojeni! tha Paloka nga foltorja e Kuvendit ndërsa aksionin e vijoi duke djegur me çakmak rregulloren.

Deputeti Flamur Noka mbuloi me miell gardistët dhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit si ‘hakmarrje’ se nuk lanë të hynin 23 të përjashtuarit në seancë. Dash Sula hodhi euro e dollarë false drejt ministrave e deputetëve socialistë.

Situata në Kuvendin e Shqipërisë ka shfaqur një skenar të kaosit të vazhdueshëm me veprime të paparashikuara dhe tensione të larta. Deputetët e opozitës, të udhëhequr nga Bardhi dhe Berisha, duket se vazhdojnë të protestojnë në mënyra të ndryshme, duke përfshirë sjellje të ndryshme që shkaktojnë shqetësime dhe tensione.

Deputetët e Bardhit dhe të Berishës e quajnë aksionin si formë e rezistencës së tyre për të miratuar kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe heqjen e Alibeajt dhe zëvendësimin me Oerd Bylykbashki si bashkëkryetar të komisionit të Reformës Zgjedhore. E megjithatë asnjë nga këto skenare nuk ka mundur të ndalë maxhorancën të votojë pikat e rendit të ditës të çdo seance. Madje ka bërë që PS t’i kalojë lehtë vetëm me ngritjen e kartonit. Pr/ ligjet janë kaluar pa debat dhe seancat prej 4 muajsh, qysh se ka nisur aksioni, janë tepër të shkurtra, disa minutëshe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...