27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kapet me heroinë një 26-vjeçare në Tiranë, në pranga edhe një 56-vjeçar që drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26 vjeçare pasi gjatë kontrollit të policisë i është gjendur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Gjithashtu sipas njoftimit të policisë është arrestuar edhe një 56 vjeçar pasi ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë/ Tiranë
Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasen F. S., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Xh., si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e veprime procedurale.  

Më datë 18.01.2023, në rrugën “Halit Bega”, duke punuar në çatinë e banesës së tij, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë është dëmtuar, shtetasi E. H., 41 vjeç. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...