33.5 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Video/ Shpërthimi i dhunës në Flamurtari-Besa, FSHF jep vendimet: Gjobë për vlonjatët, ndeshjet pa tifozë

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë publike sot vendimet e marra pas shkeljeve të fundjavës, ku vëmendja më e madhe ishte te incidentet e rënda në ndeshjen Flamurtari-Besa, e zhvilluar në Vlorë dhe e mbyllur me rezultatin 1-2 në favor të kavajasve.

Në përfundim të sfidës, tifozët vlonjatë pushtuan fushën e lojës dhe u përplasën fizikisht me trajnerin kundërshtar, Emiljano Çela, ndaj të cilit u hodhën edhe objekte, përfshirë një karrige, në një nga episodet më të rënda të dhunës në stadiumet shqiptare këtë sezon.

Pavarësisht pritshmërive për një dënim të rreptë, Komisioni ka vendosur një gjobë prej 300.000 lekësh për Flamurtarin, ndërsa 2 ndeshjet e mbetura të sezonit ekipi do t’i zhvillojë pa praninë e tifozëve në stadium.

Përveç kësaj, Tirana dhe Partizani janë ndëshkuar me nga 50.000 lekë gjobë secila, për sjellje të gabuar të tifozëve gjatë ndeshjeve të fundit. Po ashtu, Egnatia dhe Elbasani, që garojnë në Superiore, kanë marrë gjoba për shkelje të ngjashme.

Vendimet e sotme kanë ndezur debat për tolerancën e vazhdueshme ndaj dhunës në futbollin shqiptar, me shumë zëra që kërkojnë masa më të ashpra për të garantuar sigurinë në stadiume dhe për të dhënë një mesazh të qartë kundër dhunës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...