30.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Kapet në Luksemburg anëtari i bandës së Niklës, Edison Pula – “mjeshtri i arratisjeve” pritet të ekstradohet në Shqipëri

Policia e Shtetit ka konfirmuar arrestimin e 30-vjeçarit Edison Pula, një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, në kuadër të operacionit të koduar “Together”. Ai u kap në Luksemburg pas një bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe homologëve të tyre europianë.

Edison Pula është dënuar me 14 vite burg nga drejtësia shqiptare për një sërë veprash penale, përfshirë “Vrasje me paramendim”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve”. Ai ka qenë pjesë e bandës së Niklës dhe është i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet në Shqipëri dhe Itali.

Në qershor të vitit 2022, Pula u arratis nga burgu i Trevisos në Itali, ku po pritej të gjykohej për rreth 50 vjedhje. Më herët, ai u kishte shpëtuar edhe policëve shqiptarë në Krujë, vetëm pak çaste para se të futej në komisariat.

Ndër episodet më të rënda ku ai rezulton i përfshirë është atentati me eksploziv ndaj Gentjan Bejtjes më 19 shtator 2016, ngjarje e lidhur me vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Pikërisht numri i telefonit që aktivizoi bombën tradhtoi Pulën dhe çoi në hetimin e tij së bashku me Oltion Cacën.

Ndërkohë, autoritetet shqiptare dhe Interpoli po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku pritet të përballet me drejtësinë për krimet e rënda që ka kryer.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Pësuan arrest kardiak”/ Dy efektivë të Policisë së Burgjeve humbin jetën pranë Burgut 313...

0
Dy efektivë të Policisë së Burgjeve kanë ndërruar jetë një natë më parë teksa ndodheshin në krye të detyrës pranë Burgut 313 në Tiranë. Sipas...

“Do ta vrisnin në automjetin e parkuar”/ Plagosja me armë në Pogradec, identifikohen katër...

0
Policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e plagosjes me armë zjarri të 35-vjeçarit Brian Syzo në Pogradec, duke identifikuar katër persona të dyshuar si...

“Ka shumë të ngjarë që të bëhet fjalë për një atentat”/ Shpërthim në Monako,...

0
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, vetëm pak metra larg kufirit me Francën, duke lënë tre persona...

“Peruja është e përçarë”, Keiko Fujimori shpallet presidente pas një gare dramatike, rivali refuzon...

0
Kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është shpallur zyrtarisht fituese e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, tri javë pas mbajtjes së votimeve,...

Për herë të parë në Shqipëri/ Mjekët e “Shefqet Ndroqit” realizojnë me sukses terapinë...

0
Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka shënuar një moment historik për mjekësinë shqiptare, duke realizuar për herë të parë në vend me sukses terapinë ECMO...