6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kapet në Tiranë Aldo Avdylaj, “truri” i grupit që ekzekutoi Ermir Bregun në Durrës

Forcat Operacionale kanë arrestuar në Tiranë Aldo Avdylajn, një nga emrat kryesorë të botës së krimit, i shpallur në kërkim pas megaoperacionit të SPAK që goditi grupet famëkeqe të “Rrumit të Shijakut” dhe “Avdylajve”.

Sipas burimeve hetimore, Avdylaj dyshohet të ketë qenë një nga organizatorët dhe drejtuesit e grupit kriminal që ekzekutoi Ermir Bregun në Durrës në vitin 2021.

Pas një periudhe të gjatë në arrati, ai ishte fshehur në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, ku u lokalizua dhe u arrestua pas një operacioni të mirëkoordinuar të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i tij konsiderohet një goditje e fortë ndaj strukturave kriminale që operonin mes Tiranës, Durrësit dhe Shijakut, ndërsa hetimet e SPAK pritet të zbulojnë të tjera lidhje të grupit me ngjarje të rënda kriminale të viteve të fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...