8.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Katër nënkryetarë të rinj për Tiranën – Rama prezanton ekipin pas dorëheqjeve në bashki

Pas dorëheqjeve të nënkryetarëve aktualë, Bashkia e Tiranës ka emëruar katër zëvendësues të rinj që do të prezantohen sot nga kryeministri Edi Rama.

Kush janë emrat e rinj?
• Ilir Mëngra – aktualisht drejtor i DPSHTRR-së dhe me një karrierë të gjatë në administratë e infrastrukturë, do të mbikëqyrë punët publike. Ai rikthehet në Bashkinë e Tiranës, ku më herët ka mbajtur detyra drejtimi.
• Vasilika Vjero – ish-zëvendësministre e Financave (2020–2024), ish-drejtuese e Tatimeve dhe e ARRSH-së. Ajo do të mbulojë sektorin e financave dhe zhvillimit ekonomik.
• Blendi Sulaj – ish-anëtar i PR-së dhe PD-së, kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet e fundit, do të mbikëqyrë territorin dhe zhvillimin rural.
• Gentian Keri – ish-drejtor i Prokurimeve Publike për katër vite, do të drejtojë organizimin e administratës së bashkisë.

Emërimet u miratuan nga grupi i punës i përbërë nga ministrat Blendi Gonxhja, Ogerta Manastirliu dhe Petrit Malaj, pas kërkesës së Ramës për të hapur garën për nënkryetarët e rinj.

Këto ndryshime vijnë në një periudhë kur drejtimi i përkohshëm i Bashkisë Tiranë është marrë personalisht nga kryeministri, pas arrestimit të Erion Veliajt më 10 shkurt 2025.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...