20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tragjedi në SHBA: 12-vjeçari vdes pasi u infektua me “amebën që ha trurin” pas notit në liqen

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Karolinën e Jugut, ku një djalë 12-vjeçar, Jaysen Carr, humbi jetën pas infektimit me amebën vdekjeprurëse Naegleria fowleri, e njohur ndryshe si “ameba që ha trurin”.

Jaysen u ekspozua ndaj këtij mikroorganizmi gjatë pushimeve të 4 Korrikut, teksa po notonte në Lake Murray, një nga liqenet më të frekuentuara në rajon. Pas disa ditësh, ai shfaqi dhimbje koke dhe përzierje, simptoma që u përkeqësuan me shpejtësi, duke i marrë jetën më 18 korrik.

Apeli i babait
I shkatërruar nga humbja e djalit, babai i tij, Clarence Carr, kërkoi rritjen e ndërgjegjësimit për rrezikun që paraqet ky mikroorganizëm:

“E humbëm djalin tonë vetëm sepse ai notoi në një vend që mendonim të sigurt. Jam i tmerruar se kjo mund t’i ndodhë dikujt tjetër,” – tha ai për Associated Press.

Familja denoncoi gjithashtu faktin se në Karolinën e Jugut nuk ka detyrim ligjor për të raportuar publikisht rastet e infeksioneve apo vdekjeve nga kjo amebë.

Ata kanë hapur edhe një faqe GoFundMe, si dhe kanë nisur një fushatë sensibilizimi për të paralajmëruar prindërit mbi rrezikun e ujërave të ëmbla të ngrohta gjatë verës.

Çfarë është “ameba që ha trurin”?
Naegleria fowleri gjendet në ujëra të ëmbla dhe të ngrohta (liqene, lumenj, apo pishina të pasigurta). Infeksioni ndodh kur uji hyn përmes hundës gjatë zhytjes ose notit, dhe ameba udhëton drejt trurit duke shkaktuar dëmtime fatale në pak ditë.

Sëmundja ka një shkallë vdekshmërie mbi 97%, duke e bërë ndër infeksionet më të rrezikshme në botë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...