8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Kavaja humbi zyrtarisht dhe Gjykatën e saj!”, Fisnik Qosja i shqetësuar për shpopullimin e Kavajës

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja është shprehur mbi hartën e re të gjyqësorit, e cila do të bëjë një shpërndarje tjetër nga ajo që gjykatat janë tani. Qosja thotë se drejtuesi i tanishëm i bashkisë është i padenjë, ku sipas tij së bashku me hajdutë të tjerë nga Tirana kanë patur synimin e shpopullimit dhe katandisjen në një njësi perfierike të këtij qyteti.

Kandidati tregon se kjo gjykatë jepte 2100 vendime në vit, ku edhe ndërtesa ishte konceptuar të mbante dyfishin e gjyqtarëve dhe stafit, për shkak dhe të afërsisë me burgun e Rrogozhinës. Qosja ngre alaramin që së bashku me mospatjen e asnjë hapësirë rekreative për familjen, as muze, as kinema, as hapësira sportive, as stadium, as futboll, tanimë i hiqen edhe shërbimet.

Fisnik Qosja: Kavaja humbi zyrtarisht dhe Gjykatën e saj!

Kavaja prej 4 vitesh po humb një nga një të gjitha institucionet, të gjitha shërbimet për qytetarët!

Kavaja prej 4 vitesh është zhveshur një nga një nga çdo element që e bëjnë një qytet, të tillë!
As jetë kulturore, asnjë hapësirë rekreative për familjen, as muze, as kinema, as hapësira sportive, as stadium, as futboll e tashmë as shërbime!

Gjykata e Kavajës jepte 2100 vendime në vit. Një strukturë prej 5 gjyqtarësh dhe 16 nëpunësish! Kosto ishte e papërfillshme!
Ndërtesa e gjykatës ishte konceptuar të mbante dyfishin e gjyqtarëve dhe stafit, për shkak dhe të afërsisë me burgun e Rrogozhinës!
Sot qytetarët dhe avokatët kavajas do duhet të degdisen në Durrës për çdo çështje të tyre gjyqësore! Si për çdo shërbim tjetër!

Falimentuesi i Bashkisë, drejtuesi më i padenjë që Kavaja ka pas ndonjëherë, administratori më i paaftë në Shqipëri sipas KLSH-së, bashkë me mercenarët e tij nga Tirana, të njohur gjerësisht si hajduta e xhepista me nam, të cilët vijnë e shiten si dashnorë të Kavajës në fushatë 1 herë në 4 vjet, pavarësisht se kanë pushtetin nuk kanë thënë qoftë dhe një fjalë në mbrojtje të qytetit dhe kavajasve!

Duan ta shpopullojnë, ta katandisin në një njësi periferike dhe t’i marrin pasurit që Zoti i ka falur Kavajës, këta ordiner!

Por me Kavajën dhe kavajasit i kanë bërë llogaritë gabim! Një humbje e thellë i pret këta të shkretë!
Me 14 Maj, qytetarët e Kavajës do t’i përcjellin me ceremoni.

Me 14 Maj, fillojmë një përpjekje të madhe për t’i kthyer Kavajës dinjitet, siç i takon e siç i ka hije.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...