21.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Shqiptari rrahu barbarisht adoleshentin grek për një fanellë futbolli,publikohet foto

Policia greke ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar dhe mikun e tij, pasi kanë rrahur një adoleshent, vetëm pse kishte veshur bluzën e skuadrës kundërshtare.

Bëhet me dije se 21-vjeçari dhe miku i tij, pasi kanë pikasur në rrugë një 16-vjeçar me bluzën e PAOK-ut, e kanë rrahur atë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Sarada Eçlesias të Selanikut.

Sipas dëshmitarëve okularë, i mituri është dhunuar nga shqiptari dhe një bashkëpunëtor me shqelma dhe grushta pasi kishte veshur një xhaketë me logon e skuadrës kundërshtare. Pasi e kanë rrahur e kanë lënë të gjakosur në asfalt dhe kanë ikur. Dëshmitarët që kanë vënë re ngjarjen dhe kanë dëgjuar zërat e të riut kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën, ndërsa 16-vjeçarin e kanë dërguar në një farmaci aty pranë, ku ka mjekuar plagët.

Ndërkohë, 16-vjeçarI i cili mbeti viktimë e sulmit brutal të dy personave për shkak se kishte veshur një xhaketë me shenjat e skuadrës së PAOK-ut , po trajtohet ende në Spitalin e Përgjithshëm të Selanikut “Gennimatas”. I riu ka pësuar dislokim të shpatullës kur dy sulmuesit e kanë tërhequr befas nga krahët për të kapur xhaketën që kishte veshur, ndërsa është goditur me shkelma dhe grushta disa herë në fytyrë dhe në trup.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...