23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Kemi kërkuar ngritjen e komisionit Hetimor”/ Boçi: “Këto veprime tregojnë alarmin e tij, që është i zhytur në vepra të rënda penale”

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet e sotme plenare, ku mbizotëroi debati.

Ai tha se Rama ka frikë, duke marrë parasysh dhe mbrojtjen e shtuar policore ndaj tij.

Ndër të tjera Boçi tha se deputetët e opozitës kanë mbledhur 43 firma për Komisionin Hetimor.

“Ka një vendosje të furgonave të policisë, siç duket në atë frikën në rritje të zotit Rama kërkon dhe mbrojtje policore. Burracakët dhe tradhtarët, pavarësisht kohës ku jetojnë, kanë të njëjtën pamje dhe veprojnë në të njëjtën mënyrë. Siç fshihet Rama pas të vërtetës. Kemi kërkuar mocion debat, por është shmangur këtij debati.

Këto veprime tregojnë alarmin e tij, që është i zhytur në vepra të rënda penale, cënim të Kushtetutës së vendit.
Çështja kryesore është foto e zotit Rama me McGonigal, apo dhe vizitat e tij private, apo gjysmë private. Nuk është çështja e një fotoje të bërë para 5 vitesh. Ka një tendencë propagande për të shkëputur vëmendjen nga ajo që po ndodh sot. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit Hetimor Rama-McGonigal. Kemi marrë 43 firma. Kërkesa jonë do shkojë deri në fund, do e nxjerrim nga vrima ku është futur. ”, tha Boçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...