33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Kemi të bëjmë me një organizatë të mirëfillte terroriste”,Zvelça për armatimet e gjetura në makinën me targa serbe

I tëri ky armatim ka ardhur nga Serbia. Tashmë Policia e Kosovës ka edhe informatat e para rreth personave të cilët kanë qenë të përfshirë në sjelljen e tyre por edhe potencialisht në realizimin e akteve terroriste; këto armë janë jashtëzakonisht të rrezikshme qoftë për personelin policor por edhe për të gjithë qytetarët”.

Zveçla tha se është e dukshme se kemi të bëjmë me një organizatë të mirëfillte terroriste.Këto armë të zbuluara, Sveçla tha se për synim kishin “sulme terroriste” ndaj vendit.
Por, shtoi ai, ky kontigjent i zënë armësh tregon se numri i armëve të këtyre “grupeve kriminale dhe terroriste është edhe më i madh” dhe se për shtetin kosovar “panorama është më e qartë se kurrë”.
“Granat e dorës janë prodhim serb i vitit 2021. Pra nuk janë armë të mbetur nga lufta e viteve 9-99. Janë të furnizuara drejtpërdrejtë nga ushtria serbe”.
Ministri nënvizoi se “nuk do të kenë sukses” përpjekjet që ai tashmë tha se “janë shndërruar në terroriste” ndërsa ftoi edhe faktorin ndërkombëtar “të reagojë ndaj këtyre ngjarjeve…terroriste”.
Gjatë konferencës për median ai tha se po luftohet agresioni i drejtëpërdrejtë i Serbisë në Kosovë dhe i bëri thirrje ndërkombëtarëve të jenë konsistent në deklaratat e tyre.
“Po luftojmë agresionin e drejtëpërdrejtë të Serbisë në Kosovë dhe eksponentët e tyre të cilët janë financuar përmes veprimtarive kriminale por dhe drejtëpërdrejtë nga Beogradi. Po furnizohen me armë drejtëpërdrejtë nga Beogradi dhe kanë qëllim të cënojnë integritetin territorial të Kosovës dhe luftojnë shtetndërtimin e Kosovës. E thonë publikisht dhe ne e themi publikisht se nuk do të lejohet të ndodhë. Ftoj ndërkombëtarët të jenë konsistent në deklaratat e tyre. Kompromise me terroristë dhe sulmues të mediave, EULEX e KFOR nuk mund të ketë’ vijoi me tej Svelça.
Mes të tjerash, ai tha se ditëve në vijim do të kërkojë nga qeveria që grupet si Mbrojtja Civile dhe Severna Brigada të shpallen organizata terroriste.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...