22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Këngëtarja Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici për dhunë

Këngëtarja Teuta Selimi ka denoncuar dy herë brenda 48 orëve në policinë e Kosovës, raportuar bashkëshortin Patrik Neziri dhe vëllain Agron Selimin për dhunë fizike të ushtruar ndaj saj. Pas një konflikti verbal me bashkëshortin, situata u përshkallëzua në një sulm fizik, ndërsa në një ngjarje të veçantë, vëllai i saj dyshohet të ketë sulmuar Teutën pasi ajo denoncoi bashkëshortin. Policia ka ndërmarrë masa hetimore ndaj të dy të akuzuarve. Vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për dyshimet e dhunës në familje.

Rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selimi, në mëngjes raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri.

Burime brenda Prokurorisë bëjnëme dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se shkoi deri në dhunë fizike, i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.
Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.
Dyshime për dhunë janë edhe për vellain e këngëtares Agron Selimi.
Këngëtarja ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate. Teuta Selimi e ka raportuar këtë herë vëllanë e saj, Agron Selimin, për dhunë në familje.
Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në pyetje palët e përfshira në rast dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.
Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...