24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Kërkime për 40 persona të zhdukur në Bosnjë e Hercegovinë pas përmbytjeve fatale

Në Bosnjë e Hercegovinë, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për rreth 40 persona të zhdukur pas vërshimeve vdekjeprurëse që ndodhën gjatë javës së kaluar. Gjatë periudhës së shirave dhe rrëshqitjes së dheut më 3 dhe 4 tetor, kanë humbur jetën të paktën 17 persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Për të ndihmuar në përballimin e pasojave të kësaj katastrofe natyrore, Kroacia ka ofruar një ndihmë financiare prej 10 milionë eurosh për rehabilitimin e zonave të prekura. Sipas njoftimit të Qeverisë kroate, këto fonde do t’i dërgohen Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me qëllim për të mbështetur popullatën në nevojë dhe për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar.

Qeveria e Kroacisë, duke marrë parasysh shkallën e fatkeqësisë natyrore në Bosnjë dhe Hercegovinë, vendosi të ndajë fonde në vlerë prej 10 milionë euro për të ofruar ndihmë urgjente në rehabilitimin e pasojave të përmbytjeve dhe për të siguruar nevojat bazë për viktimat dhe të evakuuarit,” thuhet në njoftimin e qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...