Partia Demokratike ka njoftuar se më 17 prill do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare, një tubim që synon të mobilizojë qytetarët për të kërkuar ndryshime në qeverisje.
Deputetja Albana Vokshi, gjatë një emisioni televiziv, tha se ende nuk është marrë vendim për skenarin final të protestës, por janë mbledhur propozime nga strukturat dhe baza e partisë.
“Nuk mund të flas për skenar, nuk jam pjesë e grupit të punës, detajet do t’i japë grupi, por po merren propozime nga strukturat. Po diskutojmë dhe marrim propozime nga baza, nga anëtarët janë propozuar disa mënyra për zhvillimin e protestës dhe më pas do të vendose. Pritshmëritë janë që të jetë një protestë edhe më masive se e para,” tha Vokshi.
Ajo theksoi se protesta nuk ka qëllime partiake dhe ftoi qytetarët të bashkohen: “Çdo qytetar është i ftuar të na bashkohet. Protesta mund të ishte organizuar nga shoqëria civile por nuk e kanë bërë, as organizata të ndryshme. Kërkojmë qeveri teknike dhe dorëheqje të Ramës. Nuk ka integrim në BE me Ramën.”
Partia Demokratike synon që kjo protestë të jetë një shenjë e qartë e pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisjes aktuale dhe një kërkesë për reforma urgjente.






