22.5 C
Tiranë
Thursday, September 3, 2026

Këshilli i Ministrave shpall datat 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për disa institucione shtetërore

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që datat 15 dhe 16 maj 2025 të shpallen ditë pushimi për punonjësit e disa institucioneve të administratës shtetërore, për shkak të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë.

Vendimi përfshin institucionet shtetërore që kanë selinë në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, përjashtuar Forcat e Armatosura, Policisë së Shtetit, Gardën e Republikës, shërbimin zjarrfikës dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.

Si pasojë e këtij vendimi, ditët e punës të 15 dhe 16 maj 2025 do të zëvendësohen me ditë pushimi gjatë vitit 2025, për punonjësit e administratës shtetërore që janë përfshirë në këtë masë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...