17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Këto janë ushqimet që ju dëmtojnë mëlçinë, zbuloni çfarë duhet të bëni

Ushqimet që hani, ato të duhura e ato të gabuara, kanë gjithmonë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e mëlçisë.

Ato mund ta bëjnë atë më të fortë ose mund të shkaktojnë dëmtime të parikuperueshme.

Rëndësia e Mëlçisë Në Organizëm

Mëlçia është një organ i rëndësishëm që mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe toksinat që ne marrim me ose pa dashje nëpërmjet pijeve dhe ushqimeve.

Mëlçia është gjithashtu nga të paktat organe që, pavarësisht dëmtimit ose përgjysmimit, mund të rritet e zhvillohet si e tërë.

Çdo ilaç që ne konsumojmë rregullisht përpunohet nga mëlçia.

Ky organ filtron 1.4 litra gjak në minutë.

Grekët e lashtë e konsideronin mëlçinë si zemrën e të gjitha emocioneve njerëzore.

Tre Gabimet Që Dëmtojnë Mëlçinë
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët kanë identifikuar tre gabimet në ushqyerje që shkaktojnë dëmtime të forta në mëlçi.

Ushqimet Me Yndyrë, Sheqerna Dhe Proteina Shtazore,të treja këto, janë kontribueset kryesore në dhjamosjen e mëlçisë.

Kjo ndodh kur 5 deri në 10 përqind e peshës së këtij organi përbëhet nga depozitat dhjamore.

Ky problem nuk shoqërohet me simptoma por vërehet kryesisht tek njerëzit mbipeshë dhe diabetikët.

Njerëzit që konsumojnë shumë proteina shtazore janë më të rrezikuar nga dhjamosja e mëlçisë.

E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet me yndyrna të ngopura siç janë patatinat.

Alkoli

Në një orë, mëlçia përpunon deri në 20 mililitra alkol, ama nëse ju konsumoni më shumë dhe për një kohë të gjatë, atëherë mëlçia do të mbushet me depozita dhjamore.

Këto depozita do të shkaktojnë dhjamosjen e mëlçisë si pasojë e alkolit.

Kripa

Ekspertët thonë se njeriu nuk duhet të konsumojë më shumë se 2,000-2,400 miligramë kripë në ditë.

Por në kohët e sotme, kripa zë vend edhe në produktet më të paimagjinueshme, sa njeriu pa ose me dijeni konsumon deri më 10,000 miligramë kripë në ditë.

Kripa e tepërt mund të shkaktojë akumulim të lëngje dhe inflamacion në stomak, të cilat e stërmundojnë mëlçinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...