33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Këto vrasje të tmerrshme duhet të marrin fund, TANI” – Trump reagim i fortë pas sulmit antisemit në Uashington

Një akt tronditës dhune pranë Muzeut Hebraik në Washington, D.C., ku u vranë dy anëtarë të stafit të Ambasadës së Izraelit, ka shkaktuar reagime të fuqishme në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë. Ish-Presidenti Donald Trump e dënoi ashpër sulmin, duke e quajtur një akt të pastër antisemitizmi dhe duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të urrejtjes dhe radikalizmit.

“Këto vrasje të tmerrshme në Uashington, të bazuara padyshim në antisemitizëm, duhet të marrin fund, TANI!”, shkroi Trump në platformën Truth Social.
“Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA. Ngushëllime familjeve të viktimave. Sa e trishtueshme që gjëra të tilla mund të ndodhin!”, përfundoi ai.

Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet lokale, sulmuesi – që dyshohet të ketë thirrur “Palestina e Lirë” gjatë arrestimit – qëlloi me armë drejt anëtarëve të personelit diplomatik izraelit, duke i lënë të vdekur në vend. Ngjarja ka ngjallur zemërim dhe kërkesa për drejtësi në të dy anët e Atlantikut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e cilësoi incidentin si një sulm frikacak me motive antisemite.

“Mos u gaboni: Ne do t’i gjejmë ata që janë përgjegjës dhe do t’i nxjerrim para drejtësisë.”, deklaroi Rubio në rrjetin social X.

Ndërkohë, edhe përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Danny Danon, kërkoi veprim të menjëhershëm nga autoritetet amerikane:

“Sulmi ndaj diplomatëve dhe anëtarëve të komunitetit hebraik kalon një vijë të kuqe. Jemi të bindur se autoritetet amerikane do të veprojnë me forcë kundër atyre që janë përgjegjës për këtë akt kriminal.”

“Izraeli do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur qytetarët dhe përfaqësuesit e tij në mbarë botën,” shtoi ai.

Ngjarja vjen në një kohë të tensionuar ndërkombëtare, me valë protestash dhe rritje të sulmeve të motivuara politikisht dhe fetarisht në mbarë botën. Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet, ndërsa siguria për personelin diplomatik izraelit është rritur ndjeshëm në të gjitha misionet në SHBA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...