23.9 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Kievi pret sulme të tjera me dronë: Kina s’do t’i dorëzojë armë Rusisë

Luftimet vazhdojnë në terren dhe Zelensky flet për një situatë gjithnjë e më të komplikuar në Bakhmut. Edhe Kievi është shënjestruar sërish nga dronët rusë.

Plani kinez po studiohet me ‘vëmendje të madhe’ nga Kremlini që thotë se ‘nuk ka kushte për zgjidhje të paqes’. Sipas Kremlinit, Krimea nuk do të kthehet kurrë në Ukrainë sepse është pjesë integrale e Rusisë. Luftimet vazhdojnë në terren dhe Zelensky flet për një situatë gjithnjë e më të komplikuar në Bakhmut. Edhe Kievi është shënjestruar sërish nga dronët rusë.
Kreu i shërbimeve inteligjente të Ukrainës, Kyrylo Budanov shprehet se nuk sheh ‘asnjë shenjë’ që Kina do t’i dorëzojë armë Rusisë. “Për momentin, nuk mendoj se Kina do të pranojë të transferojë armë në Rusi… Unë nuk shoh ndonjë shenjë që këto gjëra të diskutohen,” tha ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Presidenti rus Vladimir Putin ishte dhe mbetet i hapur për çdo kontakt që mund ta ndihmojë Rusinë të arrijë qëllimet e saj, mundësisht me mjete paqësore. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për gazetën ruse Izvestia. Peskov vuri në dukje se kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë thënë vazhdimisht se do të përpiqeshin të kishin kontakte me presidentin rus, por sipas Peskov, “nuk ka pasur kërkesa”.

Peskov theksoi se Franca dhe Gjermania po marrin pjesë në mënyrë indirekte duke përkrahur Ukrainën, gjë që sipas tij vë në pikëpyetje rolin e tyre të mundshëm ndërmjetësues në negociata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...